Cryptoshkolla e parë shqipe në Kosovë

Cryptoshkolla e parë shqipe në Kosovë

Në botën akoma kaotike të kriptovalutave, një grup entuziastësh nga Prishtina po tentojnë të organizojnë komunitetin shqiptar që merret me kriptovaluta, duke ofruar edukim joformal, analiza profesionale dhe të tjera. Ky grup synon gjithashtu të krijojë kriptovalutën e parë brenda disa muajsh, në fushën e inteligjencës artificiale.