Erdoğan-Rama për ndihmat ushtarake, Gazën dhe FETO-n
Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan po qëndron për vizitë zyrtare në Tiranë, ku takoi krerët e shtetit të Shqipërisë.
Gjatë takimeve u diskutuan marrëveshjet e arritura në fushat e arsimit, komunikimit dhe bujqësisë, si dhe u trajtuan çështje të rëndësishme globale dhe rajonale, me fokus luftën e përbashkët kundër FETO-s dhe mizoritë e Izraelit në Palestinë.
Erdoğan gjithashtu njoftoi ndihmën e Türkiyes me pajisje ushtarake dhe trajnime për forcat e armatosura të Shqipërisë.