Harmonia fetare në Shkodër

Harmonia fetare në Shkodër

Qyteti i Shkodrës, djepi i historisë dhe i kulturës shqiptare, është një nga qytetet që e përshkruan më së miri bashkëjetesën dhe tolerancën fetare. Dy aktorët e njohur shkodranë Besnik Çinari dhe Drande Xhai, njëkohësisht dhe miq prej vitesh tregojnë se si mes komuniteteve fetare në Shkodër nuk ka pasur kurrë probleme. “Ne kemi lidhje krushqie me njëri-tjetrin. Këtu kanë lindur fëmijë nga një mysliman dhe një katolike”, u shprehën dy aktorët për harmoninë fetare.