Ku çon përdorimi i përditshëm i kufjeve?

Ku çon përdorimi i përditshëm i kufjeve?

Kufjet ndër vite janë bërë pjesë e rëndësishme e përditshmërisë së njerëzve, posaqërisht të rinjëve, duke u përdorur në shumë aktivitete si ato të gatimit, luajtjes lojëra online, gjatë ecjes, vrapimit etj. Por, kjo vjen edhe me pasoja. Gati 50 për qind e të rinjve nga 12 deri në 35 vjeç, ose 1,1 miliardë të rinj, janë në rrezik të humbjes së dëgjimit për shkak të ekspozimit të zgjatur dhe të tepruar ndaj tingujve të lartë, duke përfshirë muzikën e dëgjuar përmes pajisjeve audio. Hulumtimet tregojnë se në dy dekadat e fundit dëmtimi i dëgjimit tek të rinjtë është dyfishuar dhe se të rinjtë kanë 15 për qind më shumë dëmtim të dëgjimit në krahasim me prindërit e tyre.