Marrëveshja e emigrantëve Shqipëri-Itali nuk funksionon?

Marrëveshja e emigrantëve Shqipëri-Itali nuk funksionon?

Çfarë po ndodh me marrëveshjen e emigrantëve Shqipëri-Itali? Edhe grupi i tretë i emigrantëve të paligjshëm që mbërriti disa ditë më parë në Shqipëri u kthye në Itali. Nuk dihet nëse do të ketë një grup tjetër azilkërkuesish deri në 25 shkurt, kur pritet edhe vendimi i Gjykatës Evropiane që do të shprehet përfundimisht në lidhje me çështjen e vendeve të sigurta.