Njohja e Izraelit, kusht për marrjen e shtetësisë së Gjermanisë?!
Në ligjin e ri për shtetësinë gjermane, aplikantët duhet të pranojnë të drejtën e Izraelit për të ekzistuar. Kjo është pjesë e ndryshimeve të ligjit për shtetësi, që Gjermania kërkon nga qytetarët e saj të rinj, në përpjekje për të treguar mbështetje ndaj komunitetit hebre dhe Izraelit si shtet.
Mospranimi i këtyre vlerave nga ana e aplikantëve rezulton në refuzim të aplikimit për shtetësi.