Plani i Trumpit për t'i zhvendosur palestinezët, në vijë me planin e së djathtës izraelite

Plani i Trumpit për t'i zhvendosur palestinezët, në vijë me planin e së djathtës izraelite

Presidenti i ri i ShBA-së, Donald Trump, ka riaktualizuar zërat për zhvendosjen e palestinezëve jashtë Gazës. Ai tha se tashmë po bisedon me Egjiptin e Jordaninë që t’i pranojnë banorët e Gazës. Por, këto plane nuk janë të reja. Zhvendosja e tërësishme e palestinezëve jashtë Gazës ishte një ndër opsionet e Ministrisë izraelite të Inteligjencës, sipas një dokumenti që doli menjëherë pas 7 tetorit 2023.