Pse rinia po e braktis Kosovën?
Gjatë dekadës së fundit, rreth 400 mijë qytetarë kanë braktisur Kosovën, duke sjellë pasoja të mëdha në ekonomi dhe strukturën sociale të vendit. Vetëm në vitin 2024, pas liberalizimit të vizave, më shumë se 40 mijë qytetarë u larguan. Qytetarët përmendin mungesën e mundësive dhe perspektivës për një jetë më të mirë ndër arsyet kryesore për këtë fenomen.
Vendbanime të tëra po boshatisen nga të rinjtë, ndërsa ngjashëm duket edhe Runjeva e Kaçanikut.