Sa është niveli i korrupsionit në Ballkan?
Sipas koalicionit Lidershipi i Evropës Juglindore për Zhvillim dhe Integritet (SELDI), në 2023-2024, 80% e banorëve të Shqipërisë rezultojnë të prirur ose për të pranuar, ose për të ofruar ryshfet. Pas Shqipërisë që zë vendin e parë, e dyta vjen Kosova, me 64%. "Çmimi" i tretë shkon për Serbinë, me 62%, ndjekur nga Maqedonia e Veriut dhe Bosnjë e Hercegovina; përkatësisht me 60% dhe 56%.