Tradita e zgjedhjeve të qeta dhe korrekte në Kosovë
Edhe pse shteti më i ri në Ballkan, Kosova ka histori të zgjedhjeve korrekte dhe të qeta, sidomos për standardin ballkanik. Të dielën vendi kalon një tjetër test demokracie, ndërsa votohet në zgjedhjet e gjashta parlamentare që pas shpalljes së pavarësisë.