Në prani të presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan dhe emirit të Katarit Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani, të enjten u nënshkruan tetë marrëveshje mes dy vendeve.
Të dy liderët kryesuan takimin e 10-të të Komitetit të Lartë Strategjik Türkiye-Katar në kompleksin presidencial në kryeqytetin Ankara.
Pas takimit u mbajt një ceremoni nënshkrimi. Tetë marrëveshjet e nënshkruara janë si më poshtë:
- Marrëveshja e bashkëpunimit në fushën e ndihmës humanitare ndërmjet Qeverisë së Republikës së Türkiye dhe Qeverisë së Shtetit të Katarit
- Memorandum Mirëkuptimi për Bashkëpunimin në Fushat e Dokumenteve dhe Arkivave ndërmjet Qeverisë së Republikës së Türkiye dhe Qeverisë së Shtetit të Katarit
- Programi i zbatimit për vitet 2025-2026 në fushat e rinisë dhe sporteve ndërmjet Qeverisë së Republikës së Türkiyes dhe Qeverisë së Shtetit të Katarit
- Marrëveshja e bashkëpunimit në fushën e transportit ndërkombëtar rrugor të pasagjerëve dhe mallrave ndërmjet Qeverisë së Republikës së Türkiyes dhe Qeverisë së Shtetit të Katarit
- Deklarata e Synimit për Lehtësimin e Tregtisë ndërmjet Qeverisë së Republikës së Türkiyes dhe Qeverisë së Shtetit të Katarit
- Marrëveshja e Bashkëpunimit Teknik ndërmjet Ministrive të Mbrojtjes
- Marrëveshja e Bashkëpunimit Ushtarak ndërmjet Ministrive të Mbrojtjes
Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan dhe homologu nga Katari Sheikh Mohammed bin Abdulrahman Al Thani nënshkruan gjithashtu deklaratën e takimit të 10-të të Komitetit të Lartë Strategjik Türkiye-Katar.