Mbështetur në anketën e kompanisë kërkimore amerikane Gallup, 50 për qind e amerikanëve mbështesin sulmet e Izraelit në Gaza, ndërsa 45 për qind i kundërshtojnë ato.
Në nëntor, Gallup kreu një anketë me 1.013 amerikanë, nëse ata mbështesnin sulmet e Izraelit në Gaza.
Sipas rezultateve, 50 për qind e pjesëmarrësve mbështesin sulmet e Izraelit, ndërsa 45 për qind nuk i miratojnë ato.
Rreth 71 për qind e Republikanëve të vendit i miratojnë sulmet, por 23 për qind i kundërshtojnë ato.
Ndërkaq, 63 për qind e pjesëmarrësve Demokratë nuk i shohin të justifikuara sulmet e Izraelit në Gaza dhe 36 për qind i mbështesin ato.
Nga ana tjetër, 59 për qind e burrave mbështesin sulmet e Izraelit në Gaza, ndërsa 37 për qind i kundërshtojnë atë. Nga ana tjetër, 52 për qind e grave në vend nuk i konsiderojnë të justifikuara sulmet dhe 44 për qind prej tyre i konsiderojnë të tilla. Një përqindje e mirë apo 61 për qind e amerikanëve "të bardhë" i mbështesin sulmet e Izraelit në Gaza, por 36 për qind prej tyre nuk i shohin këto sulme të drejta. Sa u përket të anketuarve nga racat e tjera 64 për qind nuk i miratojnë këto sulme dhe 30 për qind kanë mendim të kundërt.
Ndërsa 67 për qind e pjesëmarrësve kanë deklaruar se janë të kënaqur me ndihmën ushtarake amerikane për Izraelin dhe ndihmën humanitare për Palestinën, 31 për qind e amerikanëve mendonin se vendi i tyre "i ka dhënë më shumë ndihmë se ç'duhej" Izraelit.
72 për qind e të rriturve amerikanë ndjekin nga afër sulmet e Izraelit në Gaza, të cilat kanë vazhduar që nga 7 tetori.