Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka mbërritur në kryeqytetin Doha të Katarit për një vizitë zyrtare dyditore.
Presidenti Erdoğan u prit në aeroportin ndërkombëtar Hamad nga zv/kryeministri dhe ministri i Mbrojtjes i Katarit, Khalid bin Mohammed Al Attiyah, ambasadori turk në Doha Mustafa Göksu dhe zyrtarë të tjerë.
Gjatë vizitës, presidenti Erdoğan dhe Emiri i Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad Al-Thani, do të bashkëkryesojnë takimin e nëntë të Komitetit Suprem Strategjik Türkiye-Katar.
Në takim do të shqyrtohen të gjitha aspektet e marrëdhënieve Türkiye-Katar, si dhe do të trajtohen mjetet e thellimit të bashkëpunimit mes dy vendeve në fusha të ndryshme.
Dy liderët pritet të shkëmbejnë pikëpamje mbi çështjet rajonale dhe globale, duke përfshirë sulmet izraelite në Gaza dhe në territoret e pushtuara palestineze.
Presidenti turk gjithashtu gjatë ditës së nesërme do të marrë pjesë në Samitin e 44-të të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit.
Pritet të nënshkruhen marrëveshje të ndryshme dypalëshe.