Çmimi Ndërkombëtar Emmy 2023 për Lajmet dhe Çështjet Aktuale i ka kaluar një serie të prodhuar nga TRT World, transmetimi në gjuhën angleze e transmetuesit kombëtar turk TRT.
Seriali dokumentar “Ditarët e kohës së luftës në Ukrainë” ishte pjesë e serisë së dokumentarëve “Off the Grid” të bëra nga TRT World, e vlerësuar me çmime.
Mehmet Zahid Sobaci Drejtori i përgjithshëm i TRT-së, Mehmet Zahid Sobaci nënvizoi rëndësinë e fitimit të çmimit ndërkombëtar të lajmeve Emmy në 100-vjetorin e Republikës së Türkiyes, i cili festohet këtë vit.
“Është një krenari e madhe për TRT-në të sjellë këtë çmim në Türkiye për herë të parë”, tha Sobaci, duke lavdëruar kolegët e tij për prodhimin e përmbajtjeve kaq të fuqishme.
Sobaci tha në X se ky nder nuk do të ishte i fundit për Türkiyen. Ai falënderoi Drejtorin e Komunikimit Fahrettin Altun dhe gjithë ekipin e TRT World-it për mbështetjen e tyre në përputhje me qëllimin e tyre për t’i “shpërfaqur botës botën”.
Omer Faruk Tanriverdi Zëvendësdrejtori i përgjithshëm i TRT-së, Omer Faruk Tanriverdi tha: “Sigurisht, jemi krenarë dhe të lumtur. Ky çmim që morëm është dëshmi e pikës që ka arritur TRT World në gazetarinë dhe transmetimin ndërkombëtar. Përgëzoj të gjithë miqtë tanë që kontribuan, veçanërisht ekipin e “Off the Grid”.
Bora Bayraktar Koordinatorja e kanalit TRT World, Bora Bayraktar, tha se çmimi tregoi se TRT World e bën gazetarinë sipas standardeve të klasit botëror.
“Ky është çmimi më i madh në televizion në Amerikë. Është hera e parë që një dokumentar turk fiton këtë çmim. Ne jemi shumë krenarë në këtë aspekt”, tha Bayraktar.
Përkushtim, pasion, punë e vendosur
Mouhssine Ennaimi, e cila përgatiti dokumentarin, tha: “Me këtë çmim morëm shpërblimin e përkushtimit, pasionit dhe punës së vendosur në terren sot”.
Alexandre Pauilat, një nga producentët e serialit, theksoi se i gjithë ekipi punoi me shumë durim dhe përkushtim për dokumentarin.
“Ne u përpoqëm të pasqyronim fjalët më të bukura dhe të redaktonim imazhet më të mira. Dhe unë mendoj se kjo shkoi te juria dhe publiku,” shtoi ai.
Dokumentari mbuloi jetën e civilëve në Ukrainë pas luftës ruse dhe solli në shtëpi fytyrën shkatërruese të luftës për audiencën. Është përgatitur nga Mouhssine Ennaimi dhe Alexandre Pauliat dhe është fotografuar nga Hakan Hocaoglu.
Edituar nga Fatih Kibar dhe projektuar nga Mahmut Sami Cavus, dokumentari trajton ndryshimin e jetës së ukrainasve.
“Përgëzoj me gjithë zemër familjen e TRT-së dhe ekipin e redaksisë së TRT World për hapjen e rrugëve të reja dhe na bënë të gjithëve krenarë me Çmimin Ndërkombëtar Emmy që ata morën në kategorinë e Dokumentarëve të Lajmeve aktuale në edicionin e 44-të të International Emmy Awards,” tha Drejtori i Komunikimit Fahrettin Altun në X.
Çmimet u dorëzuan në Palladium Times Square në New York City.
Çmimet Emmy konsiderohen si çmimet më prestigjioze televizive në botë.