Erdoğan dorëzoi çelësat e shtëpive të sapondërtuara pas tërmetit në Hatay       / Foto: AA

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan ua dorëzoi çelësat e shtëpive të sapondërtuara në Hatay banorëve që mbetën të pastrehë nga tërmeti shkatërrues shkurtin e kaluar.

Në provincën e Hatay u mbajt një ceremoni solemne ku qytetarët vendas iu dorëzuan çelësat e banesave.

“Sot në Hatay, ne po ua dorëzojmë çelësat e apartamenteve 7.275 përfituesve, nga të cilët 6.572 janë në qendrat tona provinciale dhe të rretheve, ndërsa 703 janë në zonat rurale”, tha Erdoğan në fjalimin e tij para audiencës.

Ai kujtoi se tërmeti shkaktoi shkatërrime të mëdha në 11 provinca, 124 rrethe, shtatë mijë fshatra dhe vendbanime dhe se rreth 14 milionë qytetarë u prekën drejtpërdrejt nga fatkeqësia e tmerrshme.

Ai vuri në dukje se shteti turk ka marrë menjëherë masa emergjente me të gjitha burimet në dispozicion dhe ka ofruar ndihmë dhe mbështetje për popullsinë e prekur nga tërmeti.

“Ne shpresojmë të zhvendosim 75.000 shtëpi në gjithë zonën e prekur nga tërmeti brenda dy muajve”, tha Erdoğan.

Në kuadër të punimeve ndërtimore që po kryhen aktualisht në rajon nga Ministria e Mjedisit dhe Urbanizimit, 110.450 punëtorë po punojnë në rreth 930 kantiere në 11 qytete të prekura nga tërmeti.

Në zonën e goditur nga tërmeti i 6 shkurtit të vitit të kaluar, çelësat e 75.364 shtëpive do t'u dorëzohen përdoruesve brenda dy muajve dhe gjithsej 200.000 deri në fund të vitit.

Sipas vlerësimit të dëmeve në 11 qytetet e prekura nga tërmeti, gjithsej 850.000 njësi, duke përfshirë 680.000 shtëpi dhe 170.000 ndërtesa tregtare, u dëmtuan rëndë dhe u bënë të papërdorshme. Dëmet e shkaktuara nga tërmeti u vlerësuan në 104 miliardë dollarë.

Më shumë se 53 mijë qytetarë u vranë nga tërmeti shkatërrues që goditi Türkiyen juglindore në orët e para të mëngjesit të 6 shkurtit.

TRT Balkan / agjencitë