Erdoğan nënshkruan protokollin e anëtarësimit të Suedisë në NATO / Foto: AA

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan nënshkroi të hënën protokollin e anëtarësimit të Suedisë në NATO dhe e dorëzoi atë në parlament, sipas Drejtorisë së Komunikimeve të Türkiyes.

Kryeministri suedez mirëpriti njoftimin e Türkiyes. “Procedurat parlamentare do të fillojnë tani. Ne mezi presim të bëhemi anëtare e NATO-s,” tha ministria në X.

Finlanda dhe Suedia aplikuan për anëtarësim në NATO menjëherë pasi Rusia nisi ofensivën e saj kundër Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

Türkiye miratoi më parë anëtarësimin e Finlandës në NATO, por kishte thënë se ishte duke pritur që Suedia t’i përmbahej një memorandumi trepalësh të nënshkruar në qershor të vitit 2022 në Madrid për të adresuar shqetësimet e sigurisë së Ankarasë.

Të gjithë anëtarët e NATO-s – duke përfshirë Türkiyes, anëtare prej mbi 70 vitesh – duhet të miratojnë çdo anëtar të ri të aleancës.

AA