Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, zhvilloi një konferencë të përbashkët për media me homologun e tij ukrainas, Volodoymyr Zelenskyy, në Pallatin Vahdettin në Istanbul. Në konferencën për media, presidenti Erdoğan u shpreh se Ukraina meriton anëtarësimin në NATO. "Türkiye ka bërë përpjekje për të parandaluar luftën Rusi-Ukrainë, përkundër asaj çfarë ka ndodhur, marrëdhëniet Türkiye-Ukrainë janë të fuqishme në të gjitha aspektet", tha gjithashtu ai, duke shtuar se vendi i tij ka bërë përpjekjet më intensive për t'i dhënë fund luftës Rusi-Ukrainë nëpërmjet bisedimeve në bazë të ligjit ndërkombëtar. Presidenti Erdoğan gjithashtu tha se shpreson në zgjatjen e marrëveshjes së drithërave të Detit të Zi, e cila skadon më 17 korrik, duke paralajmëruar edhe një vizitë të presidentit rus Vlladimir Putin në Türkiye për muajin e ardhshëm. Presidenti ukrainas Zelenskyy falënderoi Türkiyen për mbështetjen e dhënë për integritetin territorial të Ukrainës. "Jam këtu në Istanbul për të falënderuar të gjithë ata që dëshirojnë paqe për shtetin dhe popullin tonë", shtoi ai.
8 Kor 2023
Erdoğan: Ukraina e meriton anëtarësimin në NATO
Presidenti Erdoğan ka paralajmëruar një vizitë të presidentit rus Vlladimir Putinit në Türkiye për muajin e ardhshëm.
AA
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.