Ministria e Mbrojtjes e Türkiyes njoftoi se 11 terroristë të PKK-së u neutralizuan në një operacion ajror në veri të Irakut.
Në deklaratën e Ministrisë thuhet se Forcat e Armatosura Turke vijojnë operacionet në rajon pa ndërprerje.
Me operacionin ajror janë neutralizuar 11 terroristë të PKK-së të zbuluar në veri të Irakut. "Lufta jonë kundër organizatave terroriste, kudo që ndodhen, do të vazhdojë deri në neutralizimin e terroristit të fundit", thuhet në deklaratë.
AA