Kryeministri libian Abdulhamid Dbeibeh dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm turk Metin Gurak zhvilluan bisedime të dielën mbi programet e bashkëpunimit midis shtabit të përgjithshëm të dy vendeve të tyre dhe çështjen e stërvitjeve të përbashkëta ushtarake.
Gjatë vizitës së tij në Libi, Gurak i përcolli kryeministrit Dbeibeh mesazhin e presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan, duke theksuar marrëdhëniet historike mes dy vendeve, thuhet në një deklaratë të qeverisë libiane.
Gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin dhe programet stërvitore ndërmjet ministrive të mbrojtjes dhe shtabit të përgjithshëm të dy vendeve si dhe çështja e stërvitjeve të përbashkëta ushtarake.
Në takim morën pjesë edhe ambasadori i Türkiyes në Libi Guven Begec, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Libisë Muhammad Ali Ahmad al-Haddad dhe zëvendësshefi i Shtabit të Përgjithshëm të Libisë, gjeneral-togeri Salah Al-Namroush.
Si pjesë e kontakteve të tij në Libi, Gurak më herët u takua me kreun e Këshillit Presidencial Libian, Mohamed al-Menfi dhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm libian Al-Haddad dhe kishte vizituar ambasadën turke në Tripoli.