Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan dhe homologu i tij algjerian Abdelmadjid Tebboune u takuan sot në Istanbul për bisedime. Erdoğan mirëpriti Tebbounen, në Pallatin Dolmabahçe. Erdoğan dhe Tebboune zhvilluan bisedime kokë më kokë të ndjekur nga takimet ndërmjet delegacioneve. Lideri turk do të shtrojë edhe një darkë për nder të të ftuarve. Temë e takimit janë të gjitha aspektet e marrëdhënieve dypalëshe midis Türkiyes dhe Algjerisë, si dhe hapat për zgjerimin e bashkëpunimit. Në agjendë do të jenë edhe çështjet aktuale rajonale dhe ndërkombëtare. Türkiye dhe Algjeria ndajnë histori të përbashkët, si dhe lidhje të thella kulturore. Marrëdhëniet dypalëshe kanë marrë shtysë gjatë viteve të fundit dhe dy vendet nënshkruan Marrëveshjen e Miqësisë dhe Bashkëpunimit në vitin 2006.
22 Kor 2023
Presidenti Erdoğan në Istanbul priti homologun algjerian Tebboune
Temë e takimit janë gjitha aspektet e marrëdhënieve dypalëshe midis Türkiyes dhe Algjerisë, si dhe hapat për zgjerimin e bashkëpunimit.
TRT Balkan / agjencitë
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.