Presidenti Erdoğan takoi homologen hungareze Novak / Foto: AA

Presidenti i Türkiyes Recep Tayyip Erdoğan u takua me presidenten e Hungarisë Katalin Novak, në Budapest, ku ndodhet me rastin e festimeve të Ditës së Themelimit të Shtetit të Hungarisë.

Në kuadrin e takimeve të tij në Budapest, Erdoğan u takua me presidenten hungareze Katalin Novak në Manastirin Karmelita.

Në takimin ku presidenti Erdoğan uroi Ditën e Themelimit të Hungarisë, u diskutuan marrëdhëniet mes dy vendeve si dhe çështjet rajonale dhe globale.

Në takim të pranishëm ishin edhe ministri Jashtëm turk Hakan Fidan, kreu i komunikimeve të Presidencës së Türkiyes Fahrettin Altun, kryekëshilltari i presidentit për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë Akif Çağatay Kılıç dhe ambasadorja e Türkiyes në Budapest Gülşen Karanis Ekşioğlu.

Gjatë qëndrimit në Hungari, presidenti Erdoğan u takua edhe me kryeministrin hungarez Viktor Orban.

AA