Türkiye dënoi ashpër ndërhyrjen e OKB-së në rrugën Pile-Yigitler / Photo: AA

Türkiye ka dënuar "ashpër" qëndrimin e Kombeve të Bashkuara dhe deklaratat e mëvonshme në rrugën Pile-Yigitler në Qipron Veriore.

“Ne e konsiderojmë të papranueshme dhe dënojmë ashpër ndërhyrjen fizike të djeshme (18 gusht) nga ushtarët e Forcave Paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara në Qipro (UNFICYP) në territorin sovran të Republikës Turke të Qipros Veriore (RTQV) me qëllim parandalimin e ndërtimit e rrugës Pile-Yigitler”, thuhet në reagimin e ministrisë së Jashtme të Türkiyes.

“Ne mbështesim plotësisht deklaratën përkatëse të lëshuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të RTQV-së dhe reagimin e justifikuar të autoriteteve të RTQV-së”, shtohet aty.

Qëndrimi i OKB-së për rrugën Pile-Yigitler, një projekt humanitar për të përmirësuar qasjen e drejtpërdrejtë për qytetarët e RTQV-së nga fshati Pile në atdheun e tyre dhe deklaratat e e tyre të mëvonshme nuk përputhen me qëndrimin e paanshëm që pritet nga forca paqeruajtëse në ishull, tha ministria.

Ata argumentuan se forca e OKB-së kontribuoi në përshkallëzimin e tensioneve dhe u paraqit si viktimë në situatën në terren.

OKB-ja ka mbyll sytë

Forca paqeruajtëse e OKB-së pritet të adresojë nevojat humanitare në ishull.

“Është e pashpjegueshme që pavarësisht kësaj, OKB-ja ka bërë për vite me radhë një sy qorr ndaj veprimeve të kryera të Administratës Greke Qipriote në tampon zonën ndërkohë që i pengon turqit qipriotë të përmbushin nevojat e tyre të justifikuara humanitare”, thuhet në komunikatën e ministrisë turke.

Kjo situatë tregon qartë se OKB-ja nuk ka përmbushur detyrat dhe funksionet e saj themelore si trajtimi i barabartë i të dyja palëve në ishull dhe gjetja e zgjidhjeve për mosmarrëveshjet, pohoi ministria.

Ajo i kërkoi OKB-së dhe forcës së saj paqeruajtëse të punonin për të ruajtur besimin e autoriteteve të RTQV-së dhe popullit të saj.

“Si shtet garantues, ne ftojmë Forcën Paqeruajtëse të OKB-së që të përmbahet nga veprimet dhe retorika që do të errësonte misionin që po kryen në Qipro për gati 60 vjet, për t'u dhënë trajtim të barabartë të dyja palëve në Qipro dhe për të respektuar sovranitetin dhe integritetin territorial të RTQV-së”, tha ministria.

AA