Türkiye mohon pretendimet në lajmin e Bloomberg për Ukrainën /         Foto: AA

Burimet e Ministrisë së Jashtme turke kanë njoftuar se Türkiye mbështet iniciativat për përfundimin e luftës Rusi-Ukrainë, por pjesët e lajmit lidhur me Türkiyen që trajton temën e luftës Rusi-Ukrainë të publikuar sot nga Bloomberg, nuk pasqyrojnë të vërtetën.

Burimet e Ministrisë së Jashtme turke theksojnë se Türkiye mbështet iniciativat diplomatike për përfundimin e luftës Rusi-Ukrainë.

Ndërkohë në anën tjetër burimet thanë se "Pjesët e lajmit lidhur me Türkiyen që janë publikuar sot nga Bloomberg, nuk pasqyrojnë të vërtetën".

Në lajmin e Bloomberg pretendohet se "Türkiye ka përgatitur një propozim për ndalimin e luftës" dhe se në kuadër të këtij propozimi "parashikohet që Ukraina t'i bëjë disa lëshime Rusisë".

AA