Forcat turke të sigurisë “neutralizuan” 10 terroristë të PKK-së në Irakun verior, njoftoi të dielën Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Türkiyes.
Në zonën e Operacionit “Kthetra-Shpata” në Irakun verior, 10 terroristë të PKK u neutralizuan në një operacion ajror, tha ministria nëpërmjet një njoftimi në X.
“Forcat tona të armatosura heroike turke vazhdojnë të shkatërrojnë strehëzat e terroristëve me kthetrat e tyre të çelikut”, thonë nga ministria.
Po ashtu nga ministria shprehën vendosmërinë e Türkiyes për të eliminuar terroristët.
Autoritetet turke përdorin termin "neutralizoj" për të nënkuptuar se terroristët në fjalë u dorëzuan ose u vranë ose kapën.
Türkiye nisi operacionin “Kthetra-Shpata” në prill t vitit 2022 për të shënjestruar strehët e organizatës terroriste PKK në rajonet veriore të Irakut Metina, Zap dhe Avasin-Basyan pranë kufirit turk.
Ai u parapri nga operacionet “Kthetrar e Tigrit” dhe “Kthetrat e Shqiponjave” të nisur në vitin 2020 për të çrrënjosur terroristët që fshiheshin në Irakun verior dhe komplotonin sulme ndërkufitare në Türkiye.
Në fushatën e saj terroriste më shumë se 35-vjeçare kundër Türkiyes, PKK – e listuar si një organizatë terroriste nga Türkiye, ShBA-ja, Britania e Madhe dhe BE-ja – ka qenë përgjegjëse për vdekjen e më shumë se 40.000 njerëzve, duke përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja.