Nënkryetari dhezëdhënësi i AK Partisë, Ömer Çelik, ka theksuar se deklaratat e bëra nga kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu që kanë në shënjestër presidentin turk Recep Tayyip Erdoğan janë të pavlefshme.
"Fjalët e kryeministrit izraelit Netanyahu, i cili ka kryer agresionin më brutal në histori pa asnjë dallim ndaj civilëve, janë të pavlefshme kundër Presidentit tonë të nderuar", shkroi Çelik në një postim të shpërndarë të enjten në rrjetin X.
Duke i përshkruar veprimet e Netanyahut si "krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe tentativë për gjenocid kundër palestinezëve", Çelik pohoi se kryeministri izraelit do të mbahet mend me përbuzje dhe përfundimisht do të mbahet përgjegjës përpara ligjit.
“Lufta kundër terrorizmit në Türkiye është lufta më legjitime në botë, e zhvilluar brenda kornizës së ligjit”, iu përgjigj ai kryeministrit izraelit i cili u përpoq të errësonte përpjekjet kundër terrorizmit të Türkiyes.
"Lufta e Türkiyes kundër terrorizmit është në përputhje të plotë me të gjitha rregullat e ligjit ndërkombëtar", tha ai.
Masakër sistematike
Duke e quajtur pushtimin e Palestinës nga Izraeli si masakrën më të gjatë, të planifikuar dhe sistematike, Çelik kritikoi administratën e Netanyahut për bombardimin e civilëve palestinezë, duke i detyruar ata të evakuohen nga tokat e tyre stërgjyshore dhe madje sulmoi spitalet ku ata kërkuan strehim.
“Ndërsa presidenti ynë i drejtohet botës në emër të njerëzimit dhe ndërgjegjes njerëzore, Netanyahu përfaqëson armikun e njerëzimit dhe të gjitha format e veprimit kundër tij”, tha Çelik.
Duke premtuar solidaritet të vazhdueshëm me fëmijët e pafajshëm, gratë, civilët e moshuar në Palestinë, Çelik tha: "Ne do të këmbëngulim në mbështetjen e vëllezërve dhe motrave tona palestineze në kërkimin e tyre legjitim për të drejtat e tyre", përfundon postimin e tij në X Ömer Çelik.