Gaza: Asnjë ndihmë nuk hyn pavarësisht pretendimeve izraelite / Photo: AA

Dy pika kyç kufitare në Gaza janë ende të mbyllura, pa asnjë ndihmë që hyn në enklavë, njoftuan autoritetet lokale.

Deklarata e Autoritetit të Përgjithshëm për Kalimet dhe Kufijtë me bazë në Gaza erdhi në përgjigje të deklaratave të Departamentit Amerikan të Shtetit për hapjen e vendkalimeve dhe hyrjen e ndihmave humanitare në Gaza.

Nëpërmjet kësaj deklarata ata konfirmojnë se vendkalimet janë ende të mbyllura dhe nën kontrollin izraelit që kur ushtria izraelite pushtoi Rafahun, mori vendkalimin Rafah dhe mbylli vendkalimin Kerem Shalom.

Ushtria pretendoi më herët se kishte rihapur vendkalimin Kerem Shalom pasi e mbylli atë të dielën për të ofruar ndihma në Gaza me një kërkesë të presidentit amerikan Joe Biden. Megjithatë, autoriteti i kalimit mohoi pretendimet izraelite.

“Forcat izraelite po mbyllin vendkalimin Kerem Shalom, duke parandaluar hyrjen e ndihmave në Rripin e Gazës”, tha zëdhënësi i saj, Hisham Adwan, për Anadolu Agency (AA).

Izraeli mbylli kalimin Kerem Shalom të dielën e kaluar, duke pretenduar se palestinezët kishin gjuajtur me predha mortajash në të, duke rezultuar në vdekjen e katër ushtarëve dhe plagosjen e 11 të tjerëve.

TRT Balkan / agjencitë