Hungaria shtyn miratimin e anëtarësimit të Suedisë dhe Finlandës në NATO.      Foto: AA

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, njoftoi se miratimi parlamentar i kërkuar për anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO do të bëhet në seancën e parë të vitit 2023.

Në një deklaratë për gazetarët, Orban tha se Hungaria mbështet anëtarësimin në NATO të të dy vendeve. "Hungaria mbështet anëtarësimin në NATO të Finlandës dhe Suedisë dhe parlamenti do ta shqyrtojë këtë në seancën e parë të vitit të ardhshëm", tha Orban.

Sesioni i parë i Parlamentit hungarez në vitin 2023 është planifikuar të mblidhet në shkurt.

Zyrtarët e qeverisë së Hungarisë paraprakishit kishin deklaruar se miratimi i protokolleve për anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO do të bëhet në vitin 2022.

TRT Balkan / agjencitë