Iraku mbyll të gjithë kufijtë mes shqetësimeve në rritje të sigurisë          / Foto: AA

Mes shqetësimeve në rritje të sigurisë në rajon, qeveria irakiane ka njoftuar mbylljen e plotë të kufijve të saj kombëtar.

Siç raporton agjencia irakiane e lajmeve ‘INA’, zv/komandanti i Komandës së Operacioneve të Përbashkëta të Irakut, Qais al-Muammadawi, tha se kufijtë e vendit janë mbyllur plotësisht.

Ai theksoi se forcat e sigurisë janë në pritje të udhëzimeve të mëtejshme nga kryeministri Mohammed Shia al-Sudani për të garantuar mbrojtjen e Irakut.

Gjithashtu edhe komandanti i Forcave Kufitare të Irakut, Muhammed Abdulwahab es-Suaydi, tha se ata po forcojnë përpjekjet përgjatë kufirit Irak-Siri dhe po rrisin masat e sigurisë.

TRT Balkan / agjencitë