Iraku riatdheson 1.905 ushtarë sirianë         / Foto: AA

Iraku njoftoi sot se ka riatdhesuar 1.905 ushtarë sirianë, të cilët kishin kërkuar strehim në vend një ditë para rënies së regjimit të Bashar Asadit.

Armët e tyre, megjithatë, kanë mbetur në mbajtje nga autoritetet irakiane, në pritje të transferimit në qeverinë e re të Sirisë sapo të formohet, thuhet në një deklaratë nga Komanda e Përbashkët e Operacioneve e Irakut.

Deklarata, e publikuar nga Agjencia zyrtare Irakiane e Lajmeve (INA), zbuloi se ushtarët, duke përfshirë oficerë dhe personel të vendosur në pikën kufitare al-Bukamal, kohët e fundit kanë kërkuar strehim në Irak.

“Më 7 dhjetor, personel ushtarak sirian, duke përfshirë oficerë, ushtarë dhe roje në vendkalimin al-Bukamal, hynë në Irak duke kërkuar strehim për shkak të ngjarjeve të fundit në Siri”, thuhet në deklaratë.

Si përgjigje, forcat e armatosura të Irakut kanë lejuar hyrjen e tyre për arsye humanitare pasi kanë marrë miratimet zyrtare.

Bashar Assad, lideri i Sirisë për gati 25 vjet, iku në Rusi pasi grupet kundër regjimit morën kontrollin e Damaskut më 8 dhjetor, duke i dhënë fund regjimit të Partisë Baath, i cili kishte qenë në pushtet që nga viti 1963.

TRT Balkan / agjencitë