Mbretëresha e Britanisë Elizabeth II njoftohet se po mbahet nën mbikëqyrje mjekësore për shkak të shqetësimit për situatën e saj shëndetësore.
Në një deklaratë nga Pallati Buckingham thuhet: "Pas një vlerësimi të detajuar të bërë këtë mëngjes, mjekët e mbretëreshës janë të shqetësuar për shëndetin e Madhërisë së Saj dhe rekomanduan që të qëndrojë nën mbikëqyrje mjekësore. Mbretëresha është e qetë dhe qëndron në kështjellën Balmoral".
Po ashtu bëhet e ditur se lidhur me gjendjen shëndetësore të mbretëreshës është informuar familja e saj.
Edhe kryeministrja britanike, Liz Truss, në një deklaratë nga Twitter tha: "I gjithë vendi këtë pasdite do të jetë i interesuar thellë me lajmet që do të vijnë nga Pallati Buckingham. Mendimet e mia dhe të njerëzve në Britani aktualisht janë me Mbretëreshën dhe familjen e saj".
Mbretëresha 96-vjeçare e Britanisë, Elizabeth II, që nga vjeshta e kaluar përjeton probleme të lëvizjes dhe vazhdimisht përdor bastun.
Për shkak të problemeve shëndetësore, Mbretëresha Elizabeth II nuk ka mundur të marrë pjesë në aktivitete të ndryshme, si hapja e parlamentit dhe 70-vjetori (Përvjetorin e Platinit) i ardhjes së saj në fron.
8 Sht 2022
Mbretëresha e Britanisë Elizabeth II nën mbikëqyrje mjekësore
Mbretëresha 96-vjeçare e Britanisë, Elizabeth II, që nga vjeshta e kaluar përjeton probleme të lëvizjes dhe vazhdimisht përdor bastun.
AA
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Kurti telefonon Erdoğanin, diskutojnë rreth bisedimeve me Serbinë
Më datën 3 shkurt, në Istanbul, sipas Zyrës së Kryeministrit, është zhvilluar një takim tejet produktiv mes Kurtit dhe Erdoğanit, i cili do të shërbejë për forcim të mëtejshëm të marrëdhënieve dhe miqësisë së përhershme në mes të dyja vendeve.