Hezbollahu njoftoi se Sekretari i ri i Përgjithshëm i grupit është bërë Naim Qassem.
Në njoftimin e bërë nga Hezbollah thuhet se Këshilli Shura i Hezbollahut zgjodhi Naim Qassem si Sekretarin e ri të Përgjithshëm.
Ai më parë ishte zëvendëssekretar i përgjithshëm i Hezbollahut.
Lideri i Hezbollahut, Hasan Nasrallah, u vra në sulmet ajrore të kryera nga ushtria izraelite në Bejrut më 27 shtator.
AA