Ish-kancelari Rishi Sunak u bë kryeministri i i ri britanik të hënën, që është aziatiku i parë, si udhëheqësi i ri i Konservatorëve, pasi Penny Mordaunt u tërhoq nga gara disa minuta para arritjes së afatit të kandidaturës. Sir Graham Brady, kreu i Komitetit të vitit 1922, konfirmoi në një deklaratë të shkurtër se Sunak u bë udhëheqësi i ri. "Partia jonë është anëtarësia jonë. Pavarësisht nëse jemi përfaqësues të zgjedhur, aktivistë, mbledhës fondesh ose mbështetës. Ne të gjithë kemi një hise se kush është lideri ynë," shkroi Mordaunt në Twitter. Ajo vuri në dukje: "Këto janë kohë të paprecedentë. Me gjithë orarin e ngjeshur për garën e lidershipit, është e qartë se kolegët e ndiejnë sot nevojën për siguri. Ata e kanë marrë këtë vendim me mirëbesim për të mirën e vendit. "Anëtarët duhet të dinë se ky propozim është testuar në mënyrë të drejtë dhe tërësisht nga procesi i rënë dakord i vitit 1922." Më tej, në deklaratën e saj thuhej: "Si rezultat, ne kemi zgjedhur tashmë kryeministrin tonë të ardhshëm. Ky vendim është historik dhe tregon edhe një herë diversitetin dhe talentin e partisë sonë. Rishi ka mbështetjen time të plotë. "Unë jam krenare për fushatën që zhvilluam dhe falënderoj të gjithë ata, në të gjitha anët e partisë sonë, që më dhanë mbështetjen e tyre. Ne të gjithë i detyrohemi vendit, njëri-tjetrit dhe Rishi-t, që të bashkohemi dhe të punojmë së bashku për të mirën e kombit. Ka shumë punë për të bërë." Hapi i radhë për Sunak do të jetë dhënia e një mandati për të formuar një kabinet nga Mbreti Charles III, i ndjekur nga një votim në Parlament, ku Partia Konservatore ka shumicën. Ndryshe, Sunak vjen në krye në Qeverisë së Britanisë së Madhe, pasi ditë më parë dha dorëheqja ish-kryeministrja Liz Truss, e cila në pozitën e saj qëndroi vetëm 45 ditë.
24 Tet 2022
Rishi Sunak kryeministër i ri i Britanisë së Madhe
Sunak është kryeministri i parë britanik aziatik i vendit.
TRT Balkan / agjencitë
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
I zgjedhuri i Trumpit për shef të drejtësisë tërhiqet nga nominimi
Gaetz ishte në Kongresin Amerikan të mërkurën për t’u ulur me senatorët që ishin kyç për konfirmimin e tij për të udhëhequr Departamentin e Drejtësisë por pranoi se emërimi i tij është bërë një “shpërqendrim” për ekipin e tranzicionit të Trumpit.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore