Tiranë: Nga 1 janari 2025 transport publik pa pagesë për pensionstët           / Foto: AA

Nga 1 janari i 2025 pensionistët në Tiranë do të mund të shfrytëzojnë pa pagesë transportin publik. Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj duke e bërë publik këtë vendim tha, se bashkia do të bëjë subvencionimin e transportit publik për pensionistët.

“E kuptoj që inflacioni, çmimet janë një stres për pensionistët dhe teksa qeveria po mendon për rritjen e pensioneve, bashkia do të japë kontributin e saj, duke e bërë udhëtimin falas, nga 1 janari 2025, për të gjithë pensionistët e qytetit të Tiranës”, tha Veliaj.

Të drejtën e transportit publik pa pagesë tash e disa vite e gëzojnë shumë pensionistë nga qytete të ndryshme të rajonit.

TRT Balkan / agjencitë