Farah deklaroi se për shkak të përmbytjeve në rajonin Jigawa janë shembur 230 objekte shëndetësore dhe 27 shkolla.     Foto: AA

Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) njoftoi se në përmbytjet e shkaktuara në shirat e dendur në rajonin Jigawa të Nigerisë janë shembur 257 objekte shëndetësore dhe shkolla.
Rahamah Muhammed Farah, zyrtari në terren i UNICEF-it për rajonin Kano, në një deklaratë theksoi se përmbytjet e shkaktuara nga shirat që vazhdojnë në vend kanë shkaktuar dëme.
Farah deklaroi se për shkak të përmbytjeve në rajonin Jigawa janë shembur 230 objekte shëndetësore dhe 27 shkolla.
Ai konfirmoi se si pasojë e përmbytjeve janë zhvendosur qindra persona. "Shumica e këtyre personave janë strehuar në shkollat dhe ndërtesat publike që nuk janë dëmtuar. Këto persona ndodhen nën rrezikun e sëmundjeve epidemike të tilla si malaria, gripi dhe diarreja", tha Farah.
Për shkak të përmbytjeve të shkaktuara nga shirat që vazhdojnë që nga muaji maj, në Nigeri kanë humbur jetën 603 persona dhe mbi 1,3 milion të tjerë janë zhvendosur.

AA