Zvicra ofron 7 milionë franga ndihmë për Libanin dhe Sirinë / Photo: AA

Shteti i Zvicrës ka bërë të ditur se do të ofrojë ndihmë në vlerën prej 7 milionë frangash zvicerane për Libanin dhe Sirinë.

Ndihmat do të ofrohen për shkak të tensionit në rritje në Lindjen e Mesme, njoftoi qeveria federale.

"Duke pasur parasysh ndikimin humanitar të dhunës në rritje në Lindjen e Mesme, Këshilli Federal vendosi në mbledhjen e tij më 9 tetor 2024 të ndajë 7 milionë franga zvicerane shtesë në ndihmë për Libanin dhe Sirinë", thuhet në njoftimin e qeverisë, duke shtuar:

"Këto fonde do të ndahen si shtesë e 79 milionë frangave zvicerane të ndara për operacionet humanitare në Lindjen e Mesme në 2024".

AA