Starmer: Po ndërmarrim përpjekje diplomatike për armëpushim në Gaza / Photo: AA

Kryeministri britanik Keir Starmer i tha Parlamentit të mërkurën se qeveria e tij laburiste tashmë ka filluar të marrë hapat e nevojshëm për të arritur një armëpushim të menjëhershëm në Rripin e Gazës.

Deputeti i Partisë Laburiste, Mohammad Yasin tha se ai mirëpret thirrjen e Starmer për një armëpushim të menjëhershëm dhe rivendosjen e fondeve për Agjencinë e OKB-së për Refugjatët Palestinezë (UNRWA).

“Por, shumë njerëz të pafajshëm po vdesin çdo ditë. Askund nuk është i sigurt në Gaza. Pra, çfarë presioni të mëtejshëm mund të ushtrojë kryeministri për të arritur një armëpushim të menjëhershëm?”, pyeti Yasin.

Starmer tha se ai dhe Sekretari i Jashtëm David Lammy kishin përshkruar nevojën urgjente për një armëpushim.

“Ne duam një zgjidhje me dy shtete. Një Izrael i sigurt përkrah një shteti sovran të qëndrueshëm palestinez. Dhe unë jam duke përdorur udhëtimin tim të parë jashtë vendit si kryeministër, veçanërisht në NATO, për ta vënë atë përpara liderëve botërorë”, tha Starmer.

Kryeministri britanik tha se çështja e një armëpushimi do të "diskutohej, negociohej dhe luftohej në nivelet më të larta" në skenën botërore.

TRT Balkan / agjencitë