Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih, u takua me kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz, dhe ministren për Evropë dhe Punë të Jashtme të Francës, Catherine Colonna. Siç njofton Zyra e Kryeministrit, në takim u bisedua për progresin në Kosovë të evidentuar edhe nga organizata ndërkombëtare si dhe Raporti i Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2022, progres të cilin e përshëndeti kancelari Scholz. "Rritja ekonomike, sundimi i ligjit, mbështetja sociale dhe demokratizimi institucional e shoqëror kanë avancuar gjatë dy viteve të fundit", theksoi kryeministri Kurti. Kurti e njoftoi kancelarin Scholz dhe ministren Colonna se Qeveria e Kosovës së fundmi ka miratuar tri marrëveshjet e nënshkruara më 3 nëntor në Berlin, që së shpejti do të ratifikohen edhe në Kuvend, duke dëshmuar kështu përkushtimin për Procesin e Berlinit. Zyra e Kryeministrit njofton se në takim u fol edhe për raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për përgatitjet për takimin e radhës në Bruksel si dhe për propozimin evropian për normalizim të marrëdhënieve, të pranuar tashmë si bazë e mirë për diskutime të mëtejme dhe kornizë solide për të ecur përpara. Duke i falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme dhe angazhimin e drejtpërdrejtë të Gjermanisë dhe të Francës, kryeministri Kurti tha se Republika e Kosovës, si vend proevropian dhe proamerikan, mbetet e përkushtuar dhe konstruktive në dialog teksa dëshiron marrëdhënie të mira fqinjësore dhe integrim në BE dhe në NATO.
18 Shk 2023
TRT Balkan / agjencitë
Lajme të ngjashme
Kurti telefonon Erdoğanin, diskutojnë rreth bisedimeve me Serbinë
Më datën 3 shkurt, në Istanbul, sipas Zyrës së Kryeministrit, është zhvilluar një takim tejet produktiv mes Kurtit dhe Erdoğanit, i cili do të shërbejë për forcim të mëtejshëm të marrëdhënieve dhe miqësisë së përhershme në mes të dyja vendeve.
Profesori nga Kosova zbuloi insektin që jeton vetëm në Bjeshkët e Sharrit
Biologu Halil Ibrahimi publikoi së fundmi studimin që prezanton insektin “Potamophylax humoinsapiens”, lloj i ri i paregjistruar më parë që jeton vetëm në Bjeshkët e Sharrit. Profesori Ibrahimi për TRT Balkan jep detaje rreth këtij zbulimi.
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Kurti telefonon Erdoğanin, diskutojnë rreth bisedimeve me Serbinë
Më datën 3 shkurt, në Istanbul, sipas Zyrës së Kryeministrit, është zhvilluar një takim tejet produktiv mes Kurtit dhe Erdoğanit, i cili do të shërbejë për forcim të mëtejshëm të marrëdhënieve dhe miqësisë së përhershme në mes të dyja vendeve.