Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë është i vështirë, por duhet zbatuar marrëveshja bazë e arritur gjatë këtij viti në Bruksel dhe Ohër, tha sot kryeministri i Kosovës Albin Kurti në Forumin Strategjik të Bledit në Slloveni.
Në panel edhe me liderë të tjerë nga Ballkani Perëndimor, duke iu kundërpërgjigjur homologes së tij nga Serbia, Ana Bërnabiq, tha se Kosova ka vendosur sanksione ndaj Rusisë për dallim nga Serbia e cila as nuk është distancuar nga Millosheviqi dhe as nga Putini.
“Mbështetjen ndaj BE-së ne në Kosovë e kemi 94 për qind. Ne kemi vënë sanksione kundër Federatës Ruse, ndërsa Serbia jo, as e mendon. Po ashtu, nuk e distancuan veten e tyre as nga Millosheviqi dhe as nga Putini. Prandaj, nuk është e thjeshtë për ne, unë dua të normalizoj marrëdhëniet dhe kur e bëj këtë sikur të ishte Republika Çeke. Por, normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë është shumë më i vështirë. Mund të ndodhë sepse duhet të zbatojmë traktatin bazë që presidenti i Serbisë dhe unë ishim dakord në Bruksel. Por, normalizimi nga ana psikologjike do të thotë mungesë të konfuzionit midis realitetit dhe fantazisë. Ky është një regjistër tjetër që unë nuk mund të kontribuoj fatkeqësisht”, tha Kurti.
Kurti tha se gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të njohin njëri-tjetrën,
ndërsa u shpreh optimist për lëvizje pozitive për njohjen e Pavarësisë së Kosovës edhe nga pesë vendet jonjohëse, anëtare të BE-së.
“Është e vërtetë se pesë vende të BE-së nuk na njohin: Greqia, Sllovakia, Qiproja (Administrata Greke e Qipros), Rumania dhe Spanja. Ne po punojmë me ta në mënyrë bilaterale nga pikëpamja diplomatike, por edhe në Bruksel. Atmosfera me të gjitha këto vende është më e mirë se më parë. Sigurisht ka disa hapa të vegjël që ne shpresojmë që sa më parë do të ndryshojnë qëndrimin e tyre dhe të jenë pjesë e vendeve evropiane që na njohin… Një mënyrë tjetër që ne përpiqemi që t’i bindim vendet që janë skeptike është nëpërmjet progresit ekonomik dhe demokratik në Kosovë, e cila është histori suksesi e dyfishtë. Ndërhyrjes së NATO-s të vitit 1999 për të ndalur gjenocidin e Jugosllavisë së Millosheviqit dhe një histori suksesi e demokracisë dhe ekonomisë që shkojnë dorë më dorë”, tha ai.
28 Gus 2023
Kurti: Të mbyllet njohja e ndërsjellë midis gjashtë vendeve të rajonit
Kurti tha se gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të njohin njëri-tjetrën, ndërsa u shpreh optimist për lëvizje pozitive për njohjen e Pavarësisë së Kosovës edhe nga pesë vendet jonjohëse, anëtare të BE-së.
TRT Balkan / agjencitë
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Kosovë, gjenden armë dhe municione në zonën ku jetojnë komunitetet serbe
Policia e Kosovës ka njoftuar se në veri të Kosovës, Zveçan, janë sekuestruar një numër i madh armësh, municionesh dhe uniformash ushtarake. Dyshohet se mund të jenë të lidhura me sulmin në Banjska, që përfundoi me vdekjen e katër personave.
Ligji për gjuhët në Maqedoninë e Veriut, Kurti: Të merret vendim i drejtë
Gjykata Kushtetuese në Maqedoninë e Veriut duhet të marrë vendim të drejtë për Ligjin për Gjuhët “ku s’ka diskriminim dhe as përjashtime për shqiptarët”, u shpreh kryeministri kosovar Albin Kurti, duke shtuar se gjuha shqipe tanimë po rrezikohet.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore