Avokatët mbrojtës të ish-presindetit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe të akuzuarve të tjerë e kanë kritikuar Zyrën e Prokurorit të Specializuar për vonesa në dorëzimin e materialeve shfajësuese. Mbrojtja ka kërkuar që prokuroria t’u vë në dispozicion menjëherë dokumentet të cilat lidhen me materialet shfajësuese. Sipas tyre ZPS posedon materiale të tilla, por nuk i dorëzon ato.
Avokati i ish-presidentitThaçi, Gregory Kehoe ka thënë se prokuroria duhet t’i dorëzojë materialet shfajësuese menjëherë dhe jo t’i kërkohet të bëjë një gjë të tillë duke shtuar se kjo është detyrim për ZPS-në.
”Kur ZPS vendohet në pozitë të vështirë atëherë ata dorëzojnë material shfajësues, është shumë e thjeshtë, kjo është një çështje e cila ka hasur shumë probleme nga ana e prokurorisë, ka dokumente shfajësuese në posedim të ZPS aktualisht duke lënë me një anë mocionin që kemi dorëzuar sot lidhur me dokumente serbe të cilat ju e keni parë i nderuar gjykatës, pra është një proces që duhet bërë dhe bëhet mirë të bëhet sa më shpejt që të jetë e mundur. Ata duhet ta bëjnë dorëzimin e këtyre materialeve tani”, ka thënë ai.
Për këtë ka folur edhe mbrojtja e Jakup Krasniqit, Aydan Elis i cili ka thënë se nxjerrja e materialeve shfajësuese nuk duhet të shtyhet më.
“Ajo për të cilën ne duam që t’i dalim situatës përpara është që nxjerrja e materialeve shfajësuese është detyrim i vazhdueshëm për prokurorinë kështu që prokuroria nuk duhet t’i bëjë bisht për të nxjerrë materialet shfajësuese menjëherë në momentin kur prokuroria e ka një dokumentacion të tillë në duar. Ne sugjerojmë që përveç ta lidhim atë me kontrollime shtesë të synuara, ajo çfarë kërkojmë ne është që kontrollimet e synuara të cilat i ka përmendur prokuroria, pra ato të cilat lidhen në mënyrë të drejtpërdrejt me listën e dëshmitarëve dhe listën e provave materiale, pra në qoftë se këto kontrollime lidhen me materiale shfajësuese duhet që materialet shfajësuese të na vihen në dispozicion menjëherë”, ka thënë ai.
Ndërsa nga prokuroria kanë thënë se mbrojtja po e keq përfaqëson natyrën e detyrimit sipas rregullës 103.
Sipas prokurorisë, kontrollimet janë duke u kryer dhe nuk përjashtohet mundësia që mund të ketë kontrolle të reja gjatë procedurës.
ZPS e ka kundërshtuar caktimin e një afati për nxjerre të tilla duke thënë se kufizimi i prokurorisë në këtë aspekt nuk është në interes të askujt.
Guillou: Mbrojtja ka të drejtë mbi materiale shfajësuese
Gjykatësi i procedurës paraprake, Nicolas Guillou ka theksuar se mbrojtja e Thaçit dhe të tjerëve ka të drejtë të marrë materialet shfajësuese, për çka i ka kërkuar prokurorisë t’i dorëzojë ato nëse i posedon.
“Materialet që ju i keni, por që mund të bëhen shfajësuese sepse mund të ketë një arsyetim të ri ose mund të ketë informacion të ri, ose mund të ketë gjëra të cilat mund të jenë konsideruar shfajësuese, mund të bëhen fajësuese, dhe në kohën e momentin të analizës fillestare ju nuk i keni menduar këto materiale si shfajësuese, por ndërkohë tani dalin shfajësuese, ajo çka kuptoj unë tani është që ajo çfarë duhet të konsiderohet shfajësues tani pra nuk e kuptoj pse etiketime të tilla të kontrolluara nuk mund të realizohen tani. Nëse është e qartë se kemi të bëjmë me materiale shfajësues tani, duhet të nxjerret, kaq, pike”, tha gjykatësi Guillou.
Aktakuza ndaj Thaçit dhe të tjerëve lidhur me pretendimin për krime lufte, është konfirmuar më 26 tetor 2020 ndërsa në paraqitjet e tyre të para në Dhomat e Specializuara në Hagë ata janë deklaruar të pafajshëm.
Ata po qëndrojnë në paraburgim në Hagë prej nëntorit të vitit 2020.
Më 29 prill, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit ku pretendon se të akuzuarit kanë kryer krime lufte në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.
13 Kor 2022
Ankesa ndaj ZPS-së për vonim të materialeve shfajësuese
Mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të tjerëve e ka kritikuar Zyrën e Prokurorit Special për vonesë në dorëzimin e materialeve shfajësuese
Kosova Press
Lajme të ngjashme
Shpërndahen 500 plisa falas në “Festivalin e Plisit”
Në kuadër të shënimit të 110 vjetorit të Ditës së Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë në sheshin e Prishtinës sot është zhvilluar edicioni i parë i Festivalit të Plisit, i cili synon t’i lidhë të rinjtë me trashëgiminë e tyre kulturore - plisin.
Artikujt në këtë kategori
Kosovë, gjenden armë dhe municione në zonën ku jetojnë komunitetet serbe
Policia e Kosovës ka njoftuar se në veri të Kosovës, Zveçan, janë sekuestruar një numër i madh armësh, municionesh dhe uniformash ushtarake. Dyshohet se mund të jenë të lidhura me sulmin në Banjska, që përfundoi me vdekjen e katër personave.
Ligji për gjuhët në Maqedoninë e Veriut, Kurti: Të merret vendim i drejtë
Gjykata Kushtetuese në Maqedoninë e Veriut duhet të marrë vendim të drejtë për Ligjin për Gjuhët “ku s’ka diskriminim dhe as përjashtime për shqiptarët”, u shpreh kryeministri kosovar Albin Kurti, duke shtuar se gjuha shqipe tanimë po rrezikohet.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore