Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi se sulmi ndaj Policisë së Kosovës në veri të vendit po vazhdon akoma.
Në daljen e parë para mediave pas vrasjes së një polici të Kosovës dhe plagosjes të një tjetri mëngjesin e sotëm në veri të vendit, kryeministri Kurti tha se bëhet fjalë për formacion të organizuar dhe të armatosur rëndë.
“Sulmet e grupeve të armatosura me armë nga të gjitha llojet po vazhdojnë akoma. Ne e dënojmë këtë sulm terrorist dhe iu bëjmë thirrje që të dorëzohen”, tha Kurti.
Ai theksoi se mbi 30 terroristë janë të rrethuar nga Policia e Kosovës.
“Së paku 30 persona të armatosur rëndë, profesionistë, ushtarakë a policë, nën rrethimin e policisë sonë”, theksoi kryeministri i Kosovës.
Kurti publikoi edhe disa fotografi që tregon se sulmuesit janë të armatosur rëndë, të pajisuar dhe të organizuar. Fotografitë dëshmojnë sipas tij se nuk bëhet fjalë për civilë e qytetarë, por për grup të organizuar që “ka ardhur të bëjë luftë në Kosovë”.
24 Sht 2023
Kurti: Vazhdojnë sulmet, grupe profesioniste të sponsorizuara nga Serbia
Kryeministri i Kosovës tha se bëhet fjalë për 30 persona, grup i armatosur profesionist që po vazhdojnë të shtënat ndaj Policisë së Kosovës
AA
Lajme të ngjashme
Kurti: Dënim maksimal për vrasësit e Liridonës dhe 14-vjeçares në Shkup
Kurti po ashtu ka kujtuar se disa prej rasteve më të rënda gjatë luftës në Kosovë kanë qenë kur forcat serbe dhunuan vajza e gra dhe në shumë raste edhe në prani të familjarëve, për çka tha se kjo dukuri duhet të zhduket përgjithmonë.
Artikujt në këtë kategori
Nga 1 janari qytetarët e BeH-së mund të udhëtojnë me letërnjoftim në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi vendimin e qeverisë mbrëmë, me të cilin shtetasit e Bosnje dhe Hercegovinës nga 1 janari i vitit të ardhshëm do të mund të udhëtojnë me letërnjoftim biometrik drejt Republikës së Kosovës.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.