Eskalon protesta kundër kryetares së Gjykatës Speciale në Prishtinë      / Foto: AA

Partia Socialdemokrate (PSD) e ka pritur me protestë kryetaren e Gjykatës Speciale për krime lufte në Kosovë me seli në Hagë, Ekaterina Trendafilova, e cila gjendet për vizitë në Kosovë.

Në protestën e organizuar nga PSD-ja, pjesmarrës ishin edhe një numër qytetarësh dhe pjesëtarë të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK).

Protesta eskaloi në momentin kur aktivistë të partisë Socialdemokrate hodhën bomba tymuese që krijuan tym të madh para hotelit ku Trendafilova zhvillonte takim me shoqërinë civile, veprim për të cilin bëri që policia e Kosovës të arrestonte kryetarin e PSD-së, Dardan Molliqajn, si dhe pesë aktivistë të kësaj partie.

Disa nga pankartat e mbajtura nga protestuesit gjatë protestës ishin “TrendafilOUT”, “UÇK-ja nuk mund të gjykohet”, “Historia është shkruar, propaganda ka dështuar” dhe të tjera.

AA