Kosovë-Izrael, policia arreston dy tifozë të Kosovës      /Foto: TRT Balkan

Policia e Kosovës e ka konfirmuar se ka arrestuar dy persona, në lidhje me ndeshjen mes Kombëtares së Kosovës.

Personat në fjalë (meshkuj kosovarë) kanë rënë në kundërshtim me rregullat e parapara për hyrje në stadium dhe pastaj janë shoqëruar në stacion policor.

“Gjatë realizimit të detyrave policore mund të konfirmojmë se dy persona meshkuj kosovarë, të cilët kanë rënë në kundërshtim me rregullat e parapara për hyrje në stadium, janë shoqëruar në stacion policor, për të vazhduar me procedurat e mëtejme në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë", shkruante në komunikatën e Policisë së Kosovës.

TRT Balkan / agjencitë