Me ftesë të ambasadorit, Sh. T. Z. Jetish Jashari, për herë të parë u shënua përvjetori i pavarësisë së Republikës së Kosovës në Beograd, në 15-vjetorin e saj.
Përveç përfaqësuesve institucionalë e politikë të Luginës së Preshevës, prezentë ishin edhe përfaqësuesit e shoqërisë civile në Beograd, e përfaqësues të misioneve diplomatike ndërkombëtare.
"Në Beograd, organizuar nga Zyra ndërlidhëse e Kosovës, u shënua 15-vjetori i Pavarësisë së Kosovës", kështu ka shënuar deputeti i vetëm shqiptar në Serbi, Shaip Kamberi.
Në çdo 17 shkurt Kosova e feston Pavarësinë e saj, ndonëse ky fakt ende i papranuar për Serbinë.
TRT Balkan