Peticion për shkarkimin e kreut të Mitrovicës së Veriut dhe të Leposaviqit

Peticion për shkarkimin e kreut të Mitrovicës së Veriut dhe të Leposaviqit

Mbledhja e nënshkrimeve për shkarkim të kryetarëve aktual në këto dy komuna nisi në orën 09:00.
Peticion për shkarkimin e kreut të Mitrovicës së Veriut dhe të Leposaviqit / Photo: Reuters

Në dy komuna në veri të Kosovës, në Mitrovicë të Veriut dhe Leposaviq, nisi grumbullimi i nënshkrimeve për shkarkimin e kryetarëve të komunave nga radhët e komunitetit shqiptar.

Në Mitrovicë të Veriut, mbledhja e nënshkrimeve po bëhet në sallën e sportit pas miratimit të lejes nga ana e këshillit komunal, ndërkaq në Leposaviq, sipas njërit nga iniciatorët e peticionit, Vesellin Radoviq, është marrë leje që të shfrytëzohet hapësira para komunës për mbledhjen e nënshkrimeve.

Nënshkrimet për largimin e kryetarëve aktualë po mblidhen në bazë të Udhëzimit Administrativ të Qeverisë së Kosovës, i cili është miratuar në fillim të shtatorit 2023, ndërsa formë e ngjajshme e peticionit pritet të mbahet edhe në komunat e tjera në veri të Kosovës, në Zveçan dhe Zubin Potok.

Kryetarët në katër komunat në veri të Kosovës, që banohen me shumicë serbe – Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok – janë shqiptarë, pasi partitë serbe bojkotuan zgjedhjet lokale të vitit të kaluar.

Në mënyrë që peticioni të jetë i suksesshëm, duhet të mblidhen të paktën 20 për qind e nënshkrimeve nga numri i përgjithshëm i votuesve të regjistruar në zgjedhjet e fundit.

TRT Balkan / agjencitë