Raund i ri negociatash Kosovë-Serbi më 16 nëntor në Bruksel      / Foto: AA

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi tha se takimi i radhës në Bruksel mes kryenegaciatorëve të Kosovës dhe Serbisë do të mbahet më 16 nëntor.

Sipas tij, dakordimi i vetëm në takim me emisarin evropian Mirosllav Lajçak në Kosovë, është për këtë takim që do të mbahet të enjten.

Po ashtu, Bislimi tha se në raportin e BE-së për vendin theksohet se Serbia ka shkelur shumëfish më shumë marrëveshjet sesa Kosova.

"Kosova është 35 pozita më të mira se Serbia. 31 pozita më mirë se Shqipëria. Te lufta kundër korrupsionit, thuhet se Kosova është në fazën e hershme, por qëndron më mirë se vendet e rajonit. Situata në terren është shumë më mirë", shtoi ai.

AA