Aktet e ndryshme kriminale përfshirë edhe sulmet e shtyra nga grupet politike vazhdojnë të paraqesin kërcënim për sigurinë në Kosovë, kështu ka thënë ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla i cili mori pjesë në konferencën ndërkombëtare me temën “Ndërtimi i Reziliencës: Programet R&R për Ekstremistët dhe Luftëtarët e Huaj në Kosovë dhe Itali’ e cila është organizuar nga Qendra për Studime Ndërkombëtare dhe Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë.
Sveçla me këtë rast u shpreh se institucionet e Kosovës ndër vite kanë bërë hapa të mëdhenj në luftimin e radikalizmit dhe terrorizmit, e raportin e publikuar sot konsideroj se do të ndihmoj në njohjen e metodave të reja për parandalim të këtyre fenomeneve.
Ministri i Punëve të Brendshme u shpreh se Kosova ka punuar me qasjen e fortë përmes hetimit dhe arrestimit të personave që u janë bashkuar konflikteve, por edhe me qasjen e butë duke punuar në rehabilitimin dhe riintegrimin e tyre në shoqëri.
Ai shprehu gatishmërinë e institucioneve të Kosovës për luftimin e terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.
“Përveç ekstremizmit të motivuar nga keqpërdorimet e religjionit që ka qenë prezent deri tani format e tjera të terrorizmit dhe të ekstremizmit të dhunshëm si e djathta ekstreme apo etnonacionalizmi janë në rritje. Aktet e ndryshme kriminale vazhdojnë të paraqesin kërcënim për sigurinë në Kosovë përfshirë edhe sulmet e shtyra nga grupet e ndryshme politike që kanë për qëllim destabilizimin e vendit. Ndaj institucionet tona janë të përkushtuara që mbi bazë të analizave të përshtati format dhe veprimet e tyre për tu ballafaquar me format e reja të ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit”, tha ai.
Ambasadori i Italisë në Kosovës, Antonello De Riu u shpreh se Kosova pas vitit 2019 përmes qasjes aktive për rehabilitim dhe riatdhesim të personave të përfshirë në konflikte luftërash hyri në fazën e re të luftimin të kërcënimeve potenciale.
De Riu u shpreh se tani duhet fokus më i madh në promovim dhe lehtësim të iniciativave të reja për programe për rehabilitim dhe riatdhesim për të kthyerit.
“Kosova riatdhesoi një grup të madh të shtetasve nga Siria, e marrja e kësaj qasje aktive të riatdhesimit e vë Kosovën në ballë të përpjekjeve për rehabilitimin dhe riintegrimin e fëmijëve dhe grave të riatdhesuara nga Siria në shoqëri duke hapur një fazë të re në luftimin e kërcënimeve potenciale nga luftëtarët e huaj dhe familjet e tyre. Tani duhet të fokusohemi më shumë në promovimin, nxitjen dhe lehtësimin e iniciativave të reja në terren dhe platformave për pjesëmarrje të qytetarëve dhe për mbështetjen e komunitetit siç janë programet e rehabilitimit dhe riintegrimit për të kthyerit si brenda ashtu edhe jashtë burgjeve, mund të ndihmoj në ballafaqimin më të lehtë me këto probleme”, u shpreh ambasadori italian në Kosovë.
Ndryshe, dje ministri i Brendshëm, Sveçla përmes një postimi në rrjetin social Twitter reagoi kundër sulmit ndaj oficerit serb, gjegjësisht kundër djegies së veturës me targa të ligjshme RKS. Sipas tij, tendeca për nxitjen e frikës vazhdojnë. Sulmin në fjalë e Sveçla e vlerësoi si ftesë të hapur për luftimin e institucineve të Kosovës. Me këtë rast i dërgoi lutje (presidentit të Serbisë) Vuçiqit të ndaloj me mbështetjen e akteve terroriste të dhunshme ndaj qytetarëve lojal të RKS-së.
20 Sht 2022
Sveçla: Sulmet e grupeve kriminele paraqesin rrezik për sigurinë e Kosovës
Një oficer serb i Policisë së Kosovës dje është sulmuar nga strukturat ilegale, të cilat ia kanë djegur veturën me targa të ligjshme RKS.
TRT Balkan / agjencitë
Lajme të ngjashme
Kurti: Dënim maksimal për vrasësit e Liridonës dhe 14-vjeçares në Shkup
Kurti po ashtu ka kujtuar se disa prej rasteve më të rënda gjatë luftës në Kosovë kanë qenë kur forcat serbe dhunuan vajza e gra dhe në shumë raste edhe në prani të familjarëve, për çka tha se kjo dukuri duhet të zhduket përgjithmonë.
Artikujt në këtë kategori
Monumenti i simbol i pavarësisë së Kosovës "NEWBORN" merr pamje të re
"E pëlqeve apo e urreve, e deshe apo ia pate frikën, Inteligjenca Artificiale është këtu, edhe çdo ditë e më shumë po bëhet pjesë e pashmangshme e jetëve tona", ka thënë Ismaili për dizajnin e këtij viti të monumentit të pavarësisë.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.