Kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova pret që gjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Kransiqi, të nisë në fund të këtij viti apo në fillim të vitit 2023. Ajo ka thënë se gjykatësi i procedurës paraprake po punon intensivisht në këtë çështje që sipas saj është voluminoze.
Për këtë dhe proceset e tjera në Dhomat Specializuara, Trendafilova ka folur në një bisedë me shoqërinë civile dhe mediat, të zhvilluar online.
Duke folur për këtë rast ajo tha se lënda për ish-krerët e UÇK-së, është shumë voluminoze, por sipas saj gjyqtari po e trajton çështjen në mënyrë të paanshme.
“Është e pritshme që në një rast të tillë që deri në fund të këtij viti dhe më së voni në fillim të vitit të ardhshëm do të fillohet procedura sepse gjyqtarët janë marrë me shqyrtimin e gjithë dokumenteve të rëndësishme të rastit... Gjyqtari i procedurës paraprake është duke punuar në çdo moment, duke angazhuar edhe festat e pushimit, bashkë me një ekip shumë të përkushtuar por rasti është shumë voluminoz, këtë nuk po e themi arsyetim por ky është fakt dhe këtë duhet ta komunikojmë. Gjyqtarët janë shumë kërkues, kërkojnë shumë që të njohin çdo aspekt të materialeve, të provave, dhe respektojnë në mënyrë të rreptë çdo afat kohor”, ka thënë ajo.
Ajo është shprehur se nuk ka dijeni për ngritjen e aktakuzave të reja nga Prokurori i Specializuar.
“Nuk e di se cilat janë intencat e prokuronit, ajo që prokurorët bëjnë nëse e hetojnë ndonjë krim të lidhur me ngjarjet ose njerëzit e tjerë që gjëja kanë kryer krime që bien në mandatin tonë dhe juridiksionin tonë, kjo është diçka që unë nuk e di, prokurori do të më njoftojë para se të dalë me ndonjë kërkesë për konfirmim të aktakuzë në mënyrë që unë të vë njoftimin dhe unë e caktoj edhe unë e caktoj edhe gjykatësin e procedurës paraprake”, tha Trendafillova.
Takimi i kryetares së Speciales u zhvillua online pasi Partia Socialdemokrate paralajmëruoi protestë për të kundërshtuar vizitën e saj.
Ndryshe, ish-drejtuesit politik dhe ushtarak të UÇK për dy vite me radhë gjenden në Hagë. Fillimit i procesit gjyqësor disa herë ishte paralajmëruar, por i njëjti deri më tani nuk ka filluar.
21 Sht 2022
Trendafillova: Në fund vit fillon gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Takimi i fizik i kryetares së Gjykatës Speciale me shoqërinë civile dhe mediat i planifikuar të mbahet në Gjilan, është anuluar mbrëmjen e së martës nga vet Dhomat e Specializuara duke përmendur si arsye protestën e paralajmëruar nga PSD-ja.
TRT Balkan / agjencitë
Lajme të ngjashme
Shpërndahen 500 plisa falas në “Festivalin e Plisit”
Në kuadër të shënimit të 110 vjetorit të Ditës së Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë në sheshin e Prishtinës sot është zhvilluar edicioni i parë i Festivalit të Plisit, i cili synon t’i lidhë të rinjtë me trashëgiminë e tyre kulturore - plisin.
Artikujt në këtë kategori
Kosovë, gjenden armë dhe municione në zonën ku jetojnë komunitetet serbe
Policia e Kosovës ka njoftuar se në veri të Kosovës, Zveçan, janë sekuestruar një numër i madh armësh, municionesh dhe uniformash ushtarake. Dyshohet se mund të jenë të lidhura me sulmin në Banjska, që përfundoi me vdekjen e katër personave.
Ligji për gjuhët në Maqedoninë e Veriut, Kurti: Të merret vendim i drejtë
Gjykata Kushtetuese në Maqedoninë e Veriut duhet të marrë vendim të drejtë për Ligjin për Gjuhët “ku s’ka diskriminim dhe as përjashtime për shqiptarët”, u shpreh kryeministri kosovar Albin Kurti, duke shtuar se gjuha shqipe tanimë po rrezikohet.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore