Xhaka nuk dëshiron të luajë kundër Kosovës         / Foto: AA

Futbollisti i përfaqësueses zvicerane, Granit Xhaka, ka deklaruar se nuk dëshiron të luajë kundër Kosovës, nga ku e ka origjinën.

Zvicra do ta presë Kosovën më 5 shtator të këtij viti në ndeshjen e parë të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2026. Ndeshja e kthimit do të zhvillohet më 18 nëntor në stadiumin "Fadil Vokrri" në Prishtinë.

Në muajin dhjetor në Zyrih u mbajt shorti i grupeve kualifikuese evropiane për Kampionatin Botëror që do të zhvillohet në ShBA, Meksikë dhe Kanada në vitin 2026.

Në grupin "B", përveç favoritit Zvicra, janë edhe Suedia, Sllovenia dhe Kosova.

"Vërtet nuk më pëlqeu ky short, por jam mjaftueshëm profesionist për të dhënë maksimumin për 90 minuta", ka thënë Xhaka në një intervistë për gazetën zvicerane "Blick", raportuar nga KOHA e Kosovës.

Ai shtoi se, përveç Kosovës, ka dashur të shmangë edhe ndeshjet kundër Serbisë dhe Shqipërisë.

"E kam zgjedhur Zvicrën dhe nuk pendohem për këtë. Kjo fanellë më mbush me krenari. Përndryshe, nuk do të luaja 135 ndeshje për kombëtaren", tha Xhaka, që mban rekordin për më shumë paraqitje me Zvicrën.

Kosova dhe Zvicra kanë luajtur tri ndeshje në të kaluarën, dy kualifikuese për EURO 2024 dhe një miqësore. Xhaka ka luajtur në të gjitha, por mediat zvicerane e kanë kritikuar për mungesën e angazhimit maksimal në përballjet kundër Kosovës.

TRT Balkan / agjencitë