Hidhet shorti i Ligës së kampionëve: Ndeshje derbi në ⅛ e finales

Hidhet shorti i Ligës së kampionëve: Ndeshje derbi në ⅛ e finales

Në shortin e hedhur në Nyon, mes të tjerash, spikasin derbi spanjoll dhe ai gjerman.
Hidhet shorti i Ligës së kampionëve: Ndeshje derbi në ⅛ e finales. / Foto: AA

Në selinë e UEFA-s në Zvicër, është hedhur shorti për ndeshjet e futbollit të një të tetës së finales në kuadër të UEFA Ligës së Kampionëve.

Në shortin e hedhur në Nyon, mes të tjerash, spikasin derbi spanjoll dhe ai gjerman.

Sipas shortit kampioni i fundit Real Madridi do të përballet me Atletico Madridin, ndërsa Bayern Munich me Bayer Leverkusenin.

Ndeshjet e para të këtij raundi do të luhen më 4-5 mars ndërsa ndeshjet kthyese më 11-12 mars.

Ndeshjet janë si në vijim:

Club Brugge (Belgjikë) - Aston Villa (Angli)

Borussia Dortmund (Gjermani) - Lille (Francë)

Real Madrid (Spanjë) - Atletico Madrid (Spanjë)

Bayern Munich (Gjermani) - Bayer Leverkusen (Gjermani)

PSV (Holandë) - Arsenal (Angli)

Feyenoord (Holandë) - Inter (Itali)

Paris Saint-Germain (Francë) - Liverpool (Angli)

Benfica (Portugali) - Barcelona (Spanjë)

TRT Balkan / agjencitë