Forcat izraelite kanë sulmuar sërish ekipin e TRT News, nga ku ka mbetur i plagosur një kameraman i TRT-së në sulmin në portën e Mesxhid al-Aksa
Drejtori i Komunikimeve të Presidencës së Türkiyes, Fahrettin Altun ka reaguar menjëherë mbas sulmit, duke e dënuar ashpër sulmin ndaj medias.
Altun u shpreh se mediat turke do të vazhdojnë t'i tregojnë dhe shpjegojnë botës për barbaritë dhe masakrat e Izraelit.
Ai theksoi se “Persekutimi i gazetarëve nga Izraeli, detyra e të cilëve është të ndjekin të vërtetën, rritet edhe më shumë…”
“Dënoj ashpër sulmin e poshtër dhe frikacak të kryer nga tiranët e armatosur të Izraelit kundër ekipit të TRT News, të cilët ekspozuan një mizori dhe tragjedi me asgjë tjetër veç kamerës dhe mikrofonit të tyre.” deklaroi kreu i Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës turke.
Më tej, Altun tha se, pavarësisht presionit dhe dhunës së kësaj tufe vrasëse çnjerëzore, media turke, veçanërisht TRT-ja dhe Anadolu Agency, do të vazhdojnë të bëjnë të dëgjohet zëri i popullit të shtypur palestinez.